11:18 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Ambasadori britanik, në zyra të LDK-së, ditën kur partia po kalon momente mërzie

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott po qëndron në këto momente në zyra të LDK-së.

Ditën kur LDK-ja po e kujton ish-prijësin e saj, Ibrahim Rugova, partia e Isa Mustafës vazhdon të ketë konsultime nga diplomatë të huaj rreth formimit të mundshëm të Qeverisë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Takimi ka filluar prej afro një ore dhe nuk dihet ende se çfarë po bisedohet, shkruan Indeksonline.

Pikërisht për këtë arsye, lideri i partisë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani nuk kanë marrë pjesë ende në homazhet te varri i ish-presidentit Rugova. /Indeksonline/