13:17 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasadori britanik Abbott, ka vizituar fabrikën Birra Peja

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, dje ka vizituar Pejën.

Ai përveç që u takua me kryetarin, Gazmend Muhaxhirin, përjetoi nga afër edhe eksperiencat e turizmit në Grykën e Rugovës dhe ecjen në urën e Tibetit. Ndërsa pa nga afër edhe dhe Patriarkanën e Pejës.

Por, sigurisht ashtu si edhe të gjithë, edhe ambasadori amerikan, s’mundi t’i rezitonte shijes freskuese Birra Peja.

Madje ai ka vizituar edhe fabrikën ku prodhohet kjo birrë.

Ambasadorin e ka mirëpritur drejtori i përgjithëm i Birra Peja, Ernest Jusufi, i cili e ka njoftuar për sukseset e brendit dhe me procesin e prodhimit të birrës.

Ambasadori Abbott e ka ndjekur nga afër punën që bëhet në fabrikë dhe ka shijuar një birrë të freskët.

“Nëse jeni në Pejë duhet të provoni @Birra Peja, të freskët dhe drejt nga fabrika e birrës”, ka shkruar ambasadori Abbott, në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Birra Peja është birra më e popullarizuar në Kosovë dhe fabrika e saj është e standardeve më të larta teknologjike. /Indeksonline