75 Mall Live Search
22:47 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / B XH

Ambasadori britanik pas takimit me Haradinajn: Presim krijimin e shpejtë të institucioneve dhe fillimin e dialogut me Serbinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Jonathan Hargreaves ka zhvilluar një takim këtë pasdite me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook ambasadori Hargreaves ka bërë të ditur se me Haradinajn ka pasur një diskutim të frytshëm, duke theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve në fillim të vitit të ri, raporton IndeksOnline.

“Këtë pasdite u takova me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Patëm një diskutim të mirë, duke shpresuar që institucionet të formohen sa më shpejt të jetë e mundur në vitin e ri, në mënyrë që Kosova të jetë në gjendje të angazhohet plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjë përparim në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Hargreaves. /IndeksOnline/