75 Mall Live Search
15:42 / E Premte, 31 Maj 2024 / MSH

Ambasadori britanik takohet me Bogujevcin në Podujevë

Ambasadori në Kosovë i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves është takuar me zëvendëskryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin.

Hargreaves dhe Bogujevci u takuan në Podujevë, ku biseduan mbi fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në Kosovë.

Bogujevci i tha ambasadorit Hargreaves se duhet të punohet më shumë që të dëgjohet zëri i gruas dhe të rritet besimi ndaj grave.

“Kemi shumë për të thënë dhe ajo çka thojmë, besoj, se ka kontribut të madh në shoqërinë tonë dhe përtej saj. Është e rëndësishme se kur shkojmë në procese të tilla, ne nuk jemi vetëm zë, por dëgjohemi” i tha Bogujevci ambasadorit britanik.

Hargreaves është në ditët e para në detyrën e tij si ambasador në Kosovë. Ai ka nisur takime me krerë partiakë, deputetë dhe pjesëtarë të komuniteteve./Indeksonline/