75 Mall Live Search
16:21 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / MSH

Ambasadori britanik viziton KQZ-në

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë takimit, Hargreaves dhe kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, biseduan rreth aktiviteteve që aktualisht është duke i zhvilluar ky Komision.

“Radoniqi njoftoi ambasadorin britanik se KQZ në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar.

Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në anën tjetër, ambasadori britanik u shpreh i lumtur me takimin, duke thënë e Radoniqin e përgëzoi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit, si dhe për përpjekjet e Komisionit për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe me transparencë./IndeksOnline/