75 Mall Live Search
21:56 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasadori britanik viziton Pejën, freskohet me birrë e shijon eksperiencë në Grykën e Rugovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka vizituar qytetin e Pejës.

Ai më këtë rast është takuar me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin, derisa është njoftuar për planet për të ardhmen e qytetit.

Ambasadori përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se s’ka munduar pa përjetuar edhe eksperiencat e turizmit të natyrës në Grykën e Rugovës, por edhe birrën e Pejës.

Ky është postimi i plotë i ambasadorit britanik:

Sot kam vizituar qytetin e Pejës, ku kam takuar kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri. Ishte mirë të dëgjoja nga ai planet për të ardhmen e qytetit. Më vonë pata mundësinë që të përjetoja eksperiencat e turizmit të bazuar në natyrë që ofron Balkan Natural Adventure në Grykën e Rugovës. Ecja në urën e Tibetit ishte mbresëlënëse.

Nëse jeni në Pejë duhet të provoni @Birrën Peja, të fresket dhe drejt nga fabrika e birrës. Unë gjithashtu bëra vizitën time të parë në Patriarkanën Mesjetare Ortodokse të Pejës, dhe mësova më shumë rreth bashkësisë së murgeshave ortodokse që jetojnë atje, dhe historinë e kishës së tyre. Takimi me themeluesit e Festivalit të Animacionit Anibar dhe informimi për punën e tyre ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të përfunduar ditën.