Ambasadori bullgar pritet nga Ahmeti, pritet binjakëzimi i Prishtinës me Sofjen

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës zhvilloi takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Gjate takimit u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy shteteve siç dhe mundësia për binjakëzim të Komunës së Prishtinës me Komunën e Sofjes.
Shpend Ahmeti ka studiuar në Universitetin Amerikan në Blagoevgrad (Bullgari) dhe e zotëron gjuhën bullgare. Takimi kaloi në atmosferë miqësore dhe në gjuhën bullgare.