Ambasadori Cufaj pritet nga ministri i brendshëm gjerman i Bavarisë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj bashkë me Konsulln e Përgjitshëm Afrim Nura sot në Munih u pritën nga Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann (CSU).
Ky takim është bërë i ditur në faqen zyrtare Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, derisa është thënë se
“Kosova ka në Bavarinë një shtet mik dhe përkrahës të madh. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të thellohen edhe më tutje”.
Bavaria përndryshe është e vetmja republikë në Gjermani që vazhdon që nga shtetasit e Kosovës kërkon që të lirohen nga shtetësia edhe e Serbise.
Edhe pse Ambasada nuk ka njoftuar asgjë zyrtare duket që qëllimi i takimit në fjalë ka pasur për temë pikërisht çështjen në fjalë./Indeksonline

