75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Cufaj, e falënderon për mbështetje Peter Beyerin

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtim i paplotësuar i Bashkimit Evropian.

Peter Beyeri e ka mbështetur reagimin e Ischingerit, duke thënë se populli i Kosovës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë.

Përkrahjen për liberalizimin e vizave të Kosovës nga raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka çmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Ndoshta do të kishte më shumë kuptim, po qese do ta kishit shkruar në frëngjisht & gjermanisht dhe para së gjithash po qese do ta kishit bërë! Faleminderit që e thatë atë që duhet thënë Peter Beyer”, shkruan ambasadori Cufaj në reagim. /Indeksonline/