Ambasadori Cufaj falenderon ndërmarrësit shqiptarë dhe shqiptaro- gjermanë që përkrahen bashkëkombasit tanë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj falenderon të gjithë ndërmarrësit shqiptarë dhe shqiptaro- gjermanë në Gjermani dhe organizatat e njohura të biznesit në këtë vend- Rrrjetin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjernane dhe Fondacionin Besa në Bavari, biznismenë siç janë Lazim Destani, Remzi Ejupi, Gani Nuha e dhjetëra të tjerë, për bashkëpunimin dhe gadishmërinë që në kohën e Pandemisë të përkrahen bashkëkombasit tanë në Gjermani.
“Mijëra bizneset e shqiptarëve të suksesshëm në Gjermani janë duke kaluar në një fazë kaq të vështirë për të mos thënë edhe dramatike… por kjo nuk i ka ndalur ata që të thërrasin dhe interesohen nëse ka shtetas të Kosovës dhe bashkëkombas shqiptarë që kanë nevoja në Gjermani”, ka thënë Ambasadori Cufaj i cili ka shtuar që në shumicën e rasteve këto ndihma kanë qenë diskrete pa folur as për shuma as për persona që u është i ndihmuar. Ambasada vetëm ka vënë kontaktet me tyre.
Rasti më i fundit është i Rrjetit të Bizneseve shqiptaro- gjermane të cilët sot u janë gjetur në ndihmë Studentëve shqiptarë në Portugali të cilët janë kontaktuar përmes Ambasadës së Kosovës në këtë shtet. Një falenderim i posaçëm për Kryetarin e Rrjetit Mustafë Abazin.
Ndihma dhe humanizmi në kohë të vështira dëshmojnë që shqiptarët edhe kur janë larg vendlindjes- dellin për bashkëkombasit e bartin kudo që janë!
Falemnderit! “, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të Ambasadës./Indeksonline