75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Ambasadori Cufaj me mesazh motivues për festat e fundvitit

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka dhënë një mesazh urues për festat e fundvitit.

Cufaj ka thënë se nuk është i sigurt nëse viti i ardhshëm do të jetë më i mirë, por se me siguri që do të jetë më ndryshe.

“Një vit me plot sfida po e lëmë prapa. Corona na sfidoi dhe shënoi vitin 2020. U detyruam të përballeshim me një armik të ri. Dhe jo gjithmonë arritëm ta mposhtnim. Sidoqoftë, një gjë e kuptuam: nëse luftojmë armikun, nëse kujdesemi për njerëzit në nevojë, atëherë do të fitojmë.

Sigurisht, nuk mund të them nëse së shpejti do të bëhet më mirë dhe nëse situata do ndryshojë; Por mund të them vetëm kaq, situata do të jetë më ndryshe.
Uroj që të gjithë në Vitin i Ri në të cilin po hyjmë të jemi më të lumtur dhe të kemi paqe dhe lumturi. Të gjithë qytetarëve në Gjermani ua uroj një vit të shëndetshëm e të lumtur 2021″, shkruan Cufaj në urim./Indeksonline/