75 Mall Live Search
20:23 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ambasadori Cufaj takohet me kancelaren Merkel në Berlin

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj është takuar me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel.

Cufaj ka thënë se Gjermania është aleatja më e fuqishme e Kosovës në Europë.

“Një nder dhe privilegj të takoj Kancelaren e Qeverisë Gjermane, Zonjën Angela Merkel me rastin e pritjes verore për Korin Diplomatik në Berlin.

Republika Federale e Gjermanisë është aleatja më e rëndësishme e Republikës së Kosovës në Europë”, ka shkruar Cufaj./Indeksonline/