Ambasadori Cufaj takohet me presidentin e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare, ja për çka u dakorduan

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj gjatë ditës së sotshme zhvilloi një takim me presidentin e Shoqatës Ekonimike Gjermano-Kosovare, Christian Wiesenhutter.
Cufaj dhe Wiesenhutter u dakorduan për konkretizimin e bashkëpunimit mes të gjitha shoqatave ekonomike shqiptaro- gjermane, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Gjermani:
Ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj sot zhvilloi një takim me Presidentin e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare (Deutsch-Kosovarische Wirtschaftsgesellschaft e.V.) Christian Wiesenhütter. Ambasadori Cufaj dhe Presidenti Wiesenhütter u dakorduan për konkretizimin e bashkëpunimit mes të gjitha shoqatave ekonomike shqiptaro- gjermane në mënyrë që Kosova të këtë shanse më të mëdha për kapitalin dhe investimet nga Gjermania.