Ambasadori De Riu për Ahmetxhekajn: Mirënjohës për performancën e shkëlqyer në RTK

Ambasadori i Italisë në Kosovë, De Riu, me një postim në rrjetin social ka shprehur mirënjohje për ish-drejtorin e përgjithshëm të RTK-së tashmë, Shkumbin Ahmetxhekaj.
De Riu ka thënë se zgjedhja e pasardhësit të Ahmetaxhekajt duhet të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë, kompetencës dhe respektit për autonominë redaktoriale të organizatës
“I jam mirënjohës Shkumbin Ahmetxhekajt për performancën e shkëlqyer në Radio Teevizionin e Kosovës dhe sinqerisht shpresoj që zgjedhja e Drejtorit të ri do të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë, kompetencës dhe respektit për autonominë redaktoriale të organizatës”, ka shkruar De Riu, përcjell IndeksOnline.