75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 19 Mars 2026 / B XH

Ambasadori Dugolli e takon një kongresmen amerikan, flasin për zhvillimet e fundit dhe për avancim raportesh

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka takuar sot kongresmenin amerikan, Robert Anderholt.

Dugolli ka thënë se me të kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe për forcimin e raporteve SHBA-Kosovë.

“Ambasadori Dugolli pati një takim produktiv me kongresmenin Robert Aderholt, ku diskutuan zhvillimet e fundit dhe mënyrat për të avancuar më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim në X.