75 Mall Live Search
17:04 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman falënderon publikisht Lumir Abdixhikun

Sot është votuar Qeveria e Re e Kosovës nën udhëheqjen e Avdullah Hotit .

Por pjesë e kabinetit qeveritar nuk do të jetë edhe Lumir Abdixhiku, i cili deri sot udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës, gjatë koalicioni LDK-VV.

Abdixhiku ka deklaruar se s’ka vullnet të jetë pjesë e udhëheqjes së Qeverisë së Kosovës, por do të vazhdoj të jap kontributin e tij në parti.

Por është Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt i cili ka ngritur lart figurën e Abdixhikut, raporton Indeksonline.

Duke shpërndarë publikimin e Abdixhikut në Twitter, Heldt shkroi:

Respekt për punën dhe personalisht faleminderit juve./Indeksonline/