11:29 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori Gjerman: Gratë janë shtylla e kësaj shoqërie

Ambasadori Gjerman për Kosovë, Christian Held ka marrë pjesë në konferencën për qasje të barabartë në drejtësi për gratë në Kosovë bashkë më ish-presidenten, Atifete Jahjaga dhe disa panelistë të tjerë. Ai ka bërë thirrjëe që t’i thuhet JO dhunës nga partneri juaj për aryse se dhuna në familje nuk është kurrë e pranueshme.

Megjithatë , Heldt shtoi se duhet të promovohet një qasje e barabartë në drejtësi për gratë.

“Gratë janë shtylla e kësaj shoqërie, meritojnë respekt dhe qasje të plotë në trajtim të barabartë nga gjyqësori dhe më gjerë, për të ardhmen e #Kosovës”, tha Ambasadori Held, në profilin e tij zyrtar në twitter.

Ndër të tjera Held ka dhënë edhe lëvdatat e tij për panelin e konferencës, ai ka vlerësuar punën e tyre e cila për të ishte “mbreslënëse”, si dhe kishte mësuar shumë prej tyre./Indeksonline/