75 Mall Live Search
15:19 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman Heldt pret Janis McDavidin, autorin e famshëm me aftësi të kuzifuara, në Prishtinë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt,  e ka pritur sot autorin dhe folësin motivues Janis McDavid.  Autori i famshëm me aftësi të kufizuara, i cili ka inspiruar mijëra njërëz në botë me fjalimet e tij, ka mbërritur sot në Prishtinë me ndihëm e kryesuesit të zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin.

Ambasadori Held është shprehur i lumtur me ardhjen dhe vizitën e tij. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i lumtur që ia doli të vinte. Ambasadori gjerman falënderoi UNICEF-in që ka mundësuar vizitën e autorit McDavidi si edhe tha se ardhja  e tij është një inkurajim i madh për njerëzit në Kosovë.

Janis McDavidi, i cili do të qëndrojë për 5 ditë në Kosovë,  është një personalitet, i cili tregon se si të kapërceni pengesat, si fizike ashtu edhe mendore, duke rrëfyer historitë personale të tij mbase edhe ua mundëson njerëzve në Kosovë që t’i heqin paragjykimet për këta njerëz./Indeksonline/