17:49 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman i shkon në zyre Apostolovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka arritur në ndërtesën e Bashkimit Evropian në Kosovë, aty ku pak çaste më parë ka hyrë edhe ambasadori i Anglisë, Nicholas Abbott, raporton IndeksOnline.

Në zyrën e BE-së ndodhet Natalyia Apostolova. Nuk dihet nëse ambasadorët e vendeve të QUINT-it do të marrin pjesë në takimin mes VV-së e LDK-së, i paralajmëruar të nis në orën 17:00.

Rikujtojmë se ndërtesa e BE-së në Kosovë është shumë afër ndertesës së Kuvendit të Kosovës./IndeksOnline/