12:02 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020

Ambasadori gjerman, në Kosovë, e quan të mjerë vendimin për heqjen e Task-Forcës Antikorrupsion

Qeveria e Hotit e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të 26 shkurtit 2010, i cili vendim kishte themeluar Taskë-Forcën Antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë. Lidhur me këtë vendim, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit gjerman, Jord Rohde.

Ai e ka quajtur shfuqizimin e këtij vendimi si shqetëzim serioz.

“Mjerisht, vendimi i Qeverisë për të shpërndarë Task-Forcën Antikorrupsion ngre shqetësime serioze rreth vullnetit politik për të trajtuar çështjet e korrupsionit në mënyrë efektive”, shkruan ambasadori gjerman në reagim./Indeksonline/