13:08 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman në zyrat e LDK-së, diçka “po zihet!”

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt po zhvillon takim në zyrat e LDK-së.

Indeksonline mëson se Heldt ndodhet në takim me kryetarin Mustafa për t’u njohur me zhvillimet e fundit në pari dhe për të mësuar nga afër situatën e bisedimeve me Lëvizjet Vetëvendosje.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Heldt deklaroi se pret që shumë shpejt të formohet Qeveria e re, e cila sipas tij ka shumë detyra të shtëpisë para vetes.

Heldt pas pak pritet të ketë takim edhe me deputetët e ri të LDK-së./Indeksonline/