75 Mall Live Search
14:23 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / S Z

Ambasadori gjerman: Normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje nëse të dy shtetet e duan anëtarësimin në Bashkimin Evrpian.

Ai shtoi se në këtë proces duhen vendime të guximshme.

“Normalizimi duhet të rezultojë me njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar “hap pas hapi” rezulton të jetë “tit for tat”* që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar ai.