Ambasadori gjerman reagon për situatën në veri, kërkon nga Kosova e Serbia të takohen në Bruksel

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se situata në veri ka nevojë për një deeskalim të menjëhershëm.
Ai u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të flasin me njëra-tjetrën e jo për njëra-tjetrën.
Rohde ka thënë se Brukseli është vendi ku duhet biseduar për t’u gjetur sa më shpejt të jetë e mundur një zgjidhje.
“Situata në veri ka nevojë për deeskalim. U bëjë thirrje dyja palëve të flasin me njëra-tjetrën e jo për njëra-tjetrën. Mënyra më e mirë për të ecur para: Takohuni në Bruksel për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kjo sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Rohde në Twitter.