14:05 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / S Z

Ambasadori Gjerman: Shqetësuese, dëmet për perspektivën ekonomike të Kosovës tashmë janë në horizont

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij për dëmin që mund ta pësojë perspektiva ekonomike e Kosovës si pasojë e tensioneve në veri.

Ai ka shpërndarë reagimin e Odës Ekonomike Gjemrano-Kosovare, e cila deklaroi se kompani e investitorë potencialë kanë rritur ankesat dhe shqetësimet e tyre.

“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm ” , ka thënë ai.