75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman takon Besnik Tahirin, flasin për reformën shtetërore

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Tahiri ka takuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Tahiri e cilësoi si takim produktiv, ku u diskutua lidhur me agjendën shtetërore, Ligjin mbi Qeverinë dhe Strategjinë Kundër Korrupsionit 2020-2024, transmeton Indeksonline.

“U përsëritur përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për agjendën drejt integrimit evropian. Falënderoi ambasadorin Heldt për mbështetjen gjermane dhe partneritetin e vazhdueshëm”, shtoi Tahiri./Indeksonline/