16:17 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Ambasadori gjerman takon Rakiqin: Duhet të tregohet maturi politike

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka takuar sot kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq.

Në takim u diskutua për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë, pas akuzave për manipulim të votave nga Lista Serbe.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për sulmin fizik ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Diplomati gjerman ka kërkuar që të gjithë akterët politikë të tregojnë maturi politike.

“Sapo u takova me Goran Rakiq. Diskutuam për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit politike. Nënvizova rëndësinë që të gjithë akterët të shfaqin pjekuri politike”, ka shkruar Rohde në Twitter.