75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman: “Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të marrin pjesë në procesin e rivendosjes së noterëve në Kosovë”

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të merr pjesë në procesin e rivendosjen së noterëve në Kosovë.

“Lajm i mirë nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: Pas bisedimeve me të gjitha palët, UNN konfirmon se do të marrin pjesë në procesin e rivendosjes së noterëve në Kosovë dhe do të japin mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare. Pra nuk ka nevojë të nxitoheni me nominimet tani. Faleminderit të gjithëve.”, ka shkruar ai./Indeksonline/