23:14 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Ambasadori Grajçevci krenar me perfomancën e Korit të Filharmonisë së Kosovës para publikut anglez

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Grajçevci përmes llogarisë së tij Facebook ka shprehur të ndihet krenar me perfomanën e Korit të Filharomonisë së Kosovës që pati sonte në qytetin Hastings.

Ai këtë performancë e ka quajtur të shkëlqyer teksa ka thënë se paraqitjet e tilla i japin imazh pozitiv Kosovës si shtet i ri në botë.

Ky është postimi i plotë i Grajçevcit:

Performancë e shkëlqyer e Korit të Filharmonise së Kosovës, të Rekuiemit të Verdit, së bashku me Korin e Filharmonisë së Hastings. Ishte krenari e veçantë për mua ta ndjek këtë koncert brilant, së bashku me kyetaren e qytetit të Hastings, znj. Judy Rogers, drejtorin e Korit të Filharmonisë së Hastings, z. John Read si dhe me drejtorin e Filharmonisë së Kosovës, z. Baki Jashari dhe dirigjentin z. Rafet Rudi. Sonte, Kori i Filharmonisë së Kosovës e ngriti imazhin e Kosovës në shkallën më të lartë në qytetin e Hastings, duke lënë një përshtypje jashtëzakonisht të thellë tek publiku. Nesër ata do të japin një koncert tjetër në Hastings, ndërsa të hënën do të performojnë para publikut në Londër. Investimi më i madh në kulturë, sidomos në paraqitje para publikut të huaj, është investim që shpaguhet shumëfish në promovimin e një imazhi pozitiv të Kosovës si shtet i ri në botë.