Ambasadori Hargreaves mbledh bizneset britanike që vizituan Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur bizneset britanike që po e vizitojnë Kosovën këtë javë.
Në një postim në platformën X, ambasadori tha se bizneset ishin entuziaste për mundësitë që iu ofron Kosova.
“Ishte inkurajuese të dëgjoje entuziazmin e tyre për mundësitë këtu dhe admirimin e tyre për popullatën e re, të aftë dhe sipërmarrëse të Kosovës. Ka kaq shumë potencial për të rritur tregti dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”, tha Hargreaves.
We welcomed UK businesses visiting Kosovo this week. It was encouraging to hear their enthusiasm for opportunities here and their admiration for Kosovo’s young, skilled and entrepreneurial population. There is so much potential to grow 🇬🇧 🇽🇰 trade and investment.
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) September 20, 2024
1/2 pic.twitter.com/owOuI1o6mj
Ai falënderoi në veçanti Klubin e Biznesit dhe Aktivitetin e Promovimit të Investimeve dhe Qasjes në Financa të USAID-it “për organizimin e kësaj ngjarjeje.
“Një falënderim i veçantë për Klubin e Biznesit dhe Aktivitetin e Promovimit të Investimeve dhe Qasjes në Financa të USAID-it për organizimin e një ngjarje kaq të suksesshme dhe me ndikim” shtoi ambasadori.