Ambasadori Hargreaves viziton Komunën e Junikut, pritet nga kryetari Ruzhdi Shehu

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, e ka vizituar sot Komunën e Junikut.
Ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu.
Ky i fundit e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për vizitën, duke treguar se në takim kanë biseduar rreth foricimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, raporton IndeksOnline.
“Sot pata kënaqësinë ta mirëpres Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Shkelqësinë e Tij, Jonathan Hargreaves 🇬🇧, me të cilin biseduam për aktualitetin në vend, forcimin e marrëdhënieve tona dhe iniciativat britanike në mbështetje të Kosovës.
Ambasadorit z. Hargreaves i shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset.
Hargreaves është një mik i madh i Junikut dhe bukurive natyrore të Kosovës dhe ambasador që ka pasion gjuhën shqipe.
Thank you very much Ambassador Hargreaves! 🇽🇰🤝🇬🇧”, ka shkruar Shehu në faqën e tij zytare në Facebook. /IndeksOnline/