13:24 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Hasani i del në mbrojtje Thaçit –“Armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët”

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, e ka quajtur të padrejtë punën e Gjykatë Speciale.

Gjykata Speciale me padrejtësinë e saj është gjykatë etnike dhe sfidon Kosovën

Ai ka përmendur një thënie të Faik Konicës, duke shtuar se  “armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët”, transmeton Indeksonline

Image may contain: sky and outdoor

“Shoku im Hashim,

Në atë kohë, biseduam për rrënjët e shokëve nëpër burgje, që i kishte arrestuar policia sekrete serbe apo UDB-eja, dhe ti ishe njëri nga ta që kërkoheshe nga UDB-ja. Biseduam për Xhavitin, Xhavit Hazirin, Bajrushin etj (unë i njihja nga koha e burgjeve që ishim në vuajtje me një dhomë me Xhavitin e Bajrushin), për gjendjen e krijuar në Kosovë pas arrestimeve. Biseduam për gjendjen dhe mundësin e riorganizimit të rezistencës sonë, për luftën që bëhej në Bosnjë e Hercegovinë, për krimet e gjenocidin serb dhe Srebrenicën me tmerret e saj. Biseduam për frikën që kishin ngjallur të populli ynë, ato ngjarje në ish- Jugosllavi, biseduam për gjendjen politike te ne, që ishte vendosur nga pulitika e asaj kohe, në Kosovë, që populli jonë besonte patjetërsueshëm, që për kohën ishte një e arritur e madhe të mbaje nën kontroll një popull me pretekstin e hakmarrjes serbe, biseduam për sfidat qe na prisnin drejt lirisë”, ka shkruar ai.

Image may contain: 4 people, including Nait Hasani, people sitting and indoor

Postimi i plotë:

I dashur Hashim, shoku im president

Armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët: thotë, Faik Konica

Ishim të ri mësonim për historinë, historinë e popullit tonë nëpër shekuj dhe pas kaq kohe historia na përsëritej me ashpërsinë e saj, me luftë në tokën tonë të cunguar e të copëtuar skajshmërish.

Ishte viti 1993, ishte verë. Ishte mbrëmje bëra telefon (në banesën e Ramadan Veliut) në Dragodan. Cingëroi telefoni njëherë, dy herë, tre herë dhe u hap, një zë u lajmërua, mirëmbrëma. Mu deshtë Dani (Ramadan Veliu), i thash; nuk është këtu, më tha. Kush po e kërkon? Naiti po e kërkon, po unë jam Naiti. Po shume mirë. Ju kush jeni? Jam Hashimi. Ku po pimë kafe? Ku të do, te Roma (një kafene te Santeja atëherë ashtu quheshin ato kafet aty kanë qenë vend ideal për çdo gjë), dhe pas disa minutave u takuam aty në kafene Roma.

Shoku im Hashim,

Në atë kohë, biseduam për rrënjët e shokëve nëpër burgje, që i kishte arrestuar policia sekrete Serbe apo UDB-eja, dhe ti ishe njëri nga ta që kërkoheshe nga UDB-eja. Biseduam për Xhavitin, Xhavit Hazirin, Bajrushin etj (unë i njihja nga koha e burgjeve që ishim në vuajtje me një dhomë me Xhavitin e Bajrushin), për gjendjen e krijuar në Kosovë pas arrestimeve. Biseduam për gjendjen dhe mundësin e riorganizimit të rezistencës sonë, për luftën që bëhej në Bosnje e Hercegovinë, për krimet e gjenocidin serb dhe Srebrenicën me tmerret e saj. Biseduam për frikën që kishin ngjallur të populli jonë, ato ngjarje në ish Jugosllavi, biseduam për gjendjen politike te ne, që ishte vendosur nga pulitika e asaj kohe, në Kosovë, që populli jonë besonte patjetërsueshëm, që për kohën ishte një e arritur e madhe të mbaje nën kontroll një popull me pretekstin e hakmarrjes serbe, biseduam për sfidat qe na prisnin drejt lirisë.

Shoku im Hashim,

Ditët kalonin një nga një dhe ne përditë bëheshim më të përgjegjshëm me gjendjen politike.

Gjykimi i grupit të Xhavitit më 1993, ishte fundi i politikës paqësore dhe fillimi i politikës aktive e ushtarake të LPK-së Lëvizjes Popullore të Kosovës në Kosovë, që për ne idealistët që e donim lirinë me çdo çmim dhe të jetës sonë.

Ne u takuam sa e sa herë, në rrethana ilegaliteti duke u ruajtur nga Serbia e bashkëpunëtorët e saj. Ne arritëm ta ngrinim në këmbë popullin me politikën tonë të drejtë çlirimtare.

Pas rënies sime në burg dhe gjykimit tonë me denik kapital, çdo krismë pushke, çdo fjalë në gazeta serbe (aty ku mund të lexonim e dëgjonim), na jepte shpirt, na mbante gjallë.

Ngritja në shkallë vendi e UÇK-së në luftë për liritë i takon SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-SË dhe ty. Unë gëzohesha kur emrat e juaj dolën në skenën politike e ushtarake, unë jetoja me ju, isha në çdo betejë me ju. Në ato beteja ne i dhamë gjak e lirisë e Kosovës, e bëmë të shenjtë atdheun e flamurin kuq e zi, e bëmë edhe më të kuqe, e vulosëm me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së, që ranë në fushëbeteja anë e kënd Kosovës për çlirim kombëtar e pavarësi nga Serbia.

Ne nuk ishim vetëm, në luftën tonë, kishim botën demokratike e liridashëse me ne, kishim faktorin politikë ndërkombëtar me ne dhe mërgatën shqiptare, kudo anë e kënd globit, që erdhën dhe në luftë dhe nuk kursyen asgjë për atdhe.

Konferenca e Rambujes për Kosovën, tregoj vlerat liridashëse të popullit tonë, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të drejtën tonë për shtet, për pavarësi e shkëputje nga Serbia.

Aty ishit ju, vendimtarë ndër vendimtarët për të ardhmen e Kosovës dhe krijimin e aleancave me aleatët perëndimorë dhe me ShBA-në.

Bombardimet 77 ditëshe nga NATO-ja, të Aleancës Veri Atlantike kundër Serbisë dhe kapitullimi i saj më 10 qershor në Kumanovë, ishte përmbyllje shekullore e luftës së popullit Shqiptarë në Kosovë për liri e pavarësi.

10 qershori 1878 ishte krijimi i Lidhjes së Prizrenit, ishte dita kur shqiptarët ju kundërvunë copëtimit të tokave shqiptare nën perandorin Osmane nga fqinjët tanë serbët, malazezët, grekët e bullgarët. Kjo datë e riktheu Lidhjen e Prizrenit pas shekujsh në Kumanovë dhe unifikimin e kombit shqiptar.

Të gjitha betejat i fituam, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjakun e Ademit e Jasharajve, me gjakun e Luanit e Haradinajve, me gjakun e Zahirit e Llapjanëve, me gjakun e Remzi Ademajt dhe Prizrenasve, me gjakun e me këngët të pushkës së Mujës e Beqës, që i dhanë zë e dritë Kosovës me UÇK-në.

Të gjitha këto armiku e armiqtë nuk na falën bashkëluftëtari im, Hashim, ne si UÇK i mundëm, por ata u hakmorën, djallëzisht si armiq të tërbuar nga humbjet. Ne u ekzaltuam nga fitorja dhe mbështetja e aleatëve. I injoruam ata, se Kosova ishte e jona, në dorën tonë dhe e kishim tonën, por ishim të rinj dhe i besonim miqve.

I dashur Hashim, pas lufta në shtetin tonë krijoj dhe gjykime duke dënuar ushtar komandantë të UÇK-së nga më të ndryshmet, kinse për faje individuale dhe reagimet ishin individuale e rajonale dhe ne duke e ruajtur miqësinë me aleate. Ato gjykime dëmtuan rëndë imazhin tonë, ata na dënonin pa e kuptuar peshën e gjakut të historisë. Por ne si popull kemi kaluar një luftë të tmerrshme me dhune, me kërcënime, me vrasje, me masakra e me djegie të kufomave dhe bartje, deportim të kufomave nga Kosova në Serbi, me kamionë frigoriferë për të zhdukur gjurmët e krimit Serbia. Po, as sot, nuk i kem as eshtrat e familjarëve tanë, ku të vëmë lule e të dimë që kanë një varr, ndërsa disa policë e ushtarë Serbë, që luftuan në Kosovë, kokat e ushtarëve dhe viktimave shqiptare i kanë zier, i kane ngrënë mishin dhe kafkat i kanë bërë llambadarë, sot i kanë nëpër dhomat e tyre si suvenir e trofe.

Këto as në kohën e inkuzicionit nuk janë bërë, çka ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve për njëqind vjet.

Të gjitha këto i arsyeton vetëm çlirimi i Kosovës nga Serbia, i arsyeton liria jonë, si komb e si shtet.

Shpallja e pavarësisë më 2008-n është e arritur shekullore e brezave e gjakut të derdhur për liri, miku im, shoku im, bashkëluftëtari im, i nderuari president Hashim.

Krijimi i Gjykatave pas lufte është gjë e arsyetuar në çdo vend ku ka pasur luftëra. Po trajtimi duhet të ishte i barabartë pa dallime etnie, sociale e racore a gjuhe.

Po krijimi i Gjykatës Speciale pas gjithë këtyre ishte absurd, por pasi aleatët tanë kërkuan ta bëjmë dhe ne e bëmë në mbështetje ndërkombëtare dhe ne e bëmë duke u bazuar në idealin tonë të pastër dhe luftën tonë të drejtë. Duke harruar se drejtësia është alternativë në politikë, rrethanë politike dhe politikë për të arritur qëllimin.

Gjykata Speciale ishte e padrejtë dhe po tashmë duhet të përballemi me këto padrejtësi.

Ju ishin ndikues në themelimin e saj, i dashur Hashim, por, ju sot, jeni dhe sfidues i saj, në këtë gjykatë.

Sot, aty je si president i vendit tim, i një vendi, i një populli, që nga lashtësia jeton në këto troje, nga Etruskët, Pellazgët, Ilirët, Arbërorët, Albanët dhe Shqiptarët.

Aty je, sot, të mbrosh luftën tonë të shenjtë për liri, të drejtën tone si komb për pavarësi, të mbrosh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e drejtë të saj çlirimtare.

Në historinë tonë për herë të parë del para një gjykate ndërkombëtare një president. Del para gjykatës një ushtar që ka luftuar për liri, të një populli të vuajtur e të shtypur padrejtësisht, për shekuj e për një shekull duke përjetuar të gjitha fyerjet e poshtërimet, vrasjet e dhunimet, torturat e deportimet, djegiet e shkatërrimet.

Pavarësisht gabimeve, ti je sot, aty President i im, që mbron popullin tim, mbron kombin tim, mbron idealin e lirisë, mbron luftën tonë të drejtë e të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbron të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb Shqiptar e si shtet.

Unë besoj në luftën tonë të drejtë, unë besoj dhe te aleatët tanë, në luftën e përbashkët për liri.

Ne si popull asnjëherë në histori nuk kem bërë krime ndaj askujt, ne si popull asnjëherë nuk ju kemi friku drejtësisë, ju kemi frikësuar padrejtësisë që u bë ndaj nesh përherë në histori.

Përballja me drejtësinë, ka sfida shoki im President, dhe këtë do ta tejkalon, ashtu siç na njohu Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, të drejtën tonë për pavarësi, dhe kjo Gjykatë Speciale në Hagë, do ta njehë të drejtën tonë, luftën tonë të Ushtrisë Çlirimtare për liri e çlirim nga Serbia.

Nuk ka gjykatë që do të mund ta gjykoj luftën tonë për liri, nuk ka demokraci perëndimore në botë, që do ta gjykoj lirinë tonë, përveç armiqve tanë.

Unë besoj se do ja dalësh, zoti President,

Bashkëluftëtari im, Hashim.

Mirë se vjen Fitimtar !

Nait Hasani

Ambasador i Republikës së Kosovës në Shqipëri