75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori Heldt fton ministrin gjerman ta vizitojë Kosovën, thotë se këtu bëhet kafeja më e mirë në Evropë

Sot në gjithë botën njihet si Dita Ndërkombëtarë e Kafesë. Pikërisht në këtë ditë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka ftuar ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitojë  Kosovën pasi tha se këtu bëhet kafja më e mirë në Evropë.

Në profilin e ministrit Heiko Maas në Twitter u publikua një fotografi duke pirë kafe ku thuhet se një filxhan kafe mund të jetë si pjesë e shumë gjërave që përbëjnë një udhëtim të tij, teksa bëhen gati për takimin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Kurse ambasadori gjerman, Heldt tha se një prej motiveve më të mira për të ardhur në Kosovë shumë shpejt është kafja më e mirë në Evropë./Indeksonline/