75 Mall Live Search
13:36 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / L K

Ambasadori Hill: Çështja e Kosovës shumë e vështirë, dialogu zgjidhja e vetme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se çështja e Kosovës është shumë e vështirë dhe se qëndrimi i Uashingtonit është se dialogu që është vendosur është mënyra më e mirë dhe e vetme për zgjidhjen e çështjes.

“Komunitetit serb duhet t’i jepet një perspektivë se cila do të jetë e ardhmja e tyre përmes dialogut”, ka thënë Hill për televizionin serb, RTS, ku ishte i ftuar me rastin e përvjetorit të sulmeve terroriste në SHBA.

Hill ka thënë se SHBA-ja janë sinqerisht të përkushtuara për vazhdimin e “suksesit të Serbisë”, e cila, sipas fjalëve të tij, “është një vend ku duhet llogaritur”.

Ai mendon se duhet të jemi optimist për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe bashkëpunimin me BE-në, me vlerësimin se “perspektiva evropiane për Serbinë po forcohet çdo ditë e më shumë”.