75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / k.v

​Ambasadori Hovenier ka mirëpritur nisjen e punës së Gjykatës Komerciale

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës Jeffrey M. Hovenier ka mirëpritur nisjen e punës së Gjykatës Komerciale.

Hovenier ka thënë se kjo gjykatë do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale

“Mirëpresim inaugurimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës të hënën. Kjo gjykatë, e mbështetur nga USAID, do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar në Twitter Hovenier.

Pas vendimeve, rregulloreve, organogramit si dhe miratimit të planit të punës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës por edhe lëndëve të transferuara, puna e Gjykatës Komerciale ka filluar zyrtarisht me 1 gusht.