Ambasadori Hovenier me një tufë lulesh nderon heroin Afrim Bunjaku

Në njëvjetorin e vrasjes së heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, krerë të shtetit, ministra, deputetë e po ashtu ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier, po marrin pjesë në homazhe që po mbahen te varri i Afrim Bunjakut, shkruan IndeksOnline.

Sot është bërë 1 vit nga sulmi terrorist dhe paramilitar, në Banjskë të Zveçanit.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës mori vendim që të emërtohet segmenti Ballabanë-Banjskë, me emrin e heroit të Republikës së Kosovës./IndeksOnline/


