75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 21 Janar 2025 / Z S

Ambasadori i BE-së përkujton Rugovën: Trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, me ftesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varri i Rugovës.

Ai ka thënë se përkushtimi i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndaj rezistencës paqësore vazhdon t’i frymëzojë të gjithë.

Nëpërmjet një postimi në X, ai më tej thotë se trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë.

“Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, pata nderin të marrë pjesë në përkujtimin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të dr. Ibrahim Rugovës. Përkushtimi i tij ndaj rezistencës paqësore vazhdon të na frymëzojë të gjithëve. Trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Orav./Indeksonline/