Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton doganën
Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, ka pritur sot për një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare midis dy vendeve si edhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm Berisha informoi ambasadorin lidhur me arritjet e doganës si edhe progresin e arritur në fusha të ndryshme, duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar.
Gjithashtu, ambasadori u njoftua edhe për arritket në 20- vjetorin e themelimit të doganës ku Dogana britanike ka dhënë kontribut të madh.
