Ambasadori i Britanisë së Madhe i shkon në zyrë kreut të ri të PDK-së
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi ka shkruar se me ambasadorin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.