Ambasadori i Gjermanisë reagon për emërimin e Naser Shalës në AKKPV: Si do të shkoj vendi përpara!
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar lidhur me emërimin e Naser Shalës në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dje në Kuvend.
Heldt ka thënë se si do të shkoj vendi përpara nëse për deputetet e Kuvendit nuk ka rendësi kualifikimi.
“E mrekullueshme! Pra, nëse kualifikimi nuk ka rëndësi, si do të shkojë ky vend përpara? Ne kemi nevojë për profile më të mira, jo ato me rrjetin më të mirë. Na vjen keq, por kjo gjithashtu tregon edhe paratë e taksapaguesve në fjalë”, ka shkruar Heldt.
Kujtojmë që dje Ambasada e Britanisë ka reaguar ndaj emërimit të Shalës, ku është bërë ditur se Ambasadori Ruari O’Conell ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si kryetar i Bordit të AKKVP./Indeksonline.