75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 25 Tetor 2022 / B O

Ambasadori i Gjermanisë viziton Suharekën, jep një donacion për shkollë

Bali Muharremaj e ka pritur sot në takim ambsadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Në vizitën e bërë, ambasadori gjerman ka dhënë një donacion në shkollën e Samadraxhës.

“Falenderues ndaj Shefit të EULEX-it Lars-Gunnar ëigemark dhe Ambasadorit të Gjermanisë Jörn Rohde, për donacionin e dhënë për Shkollën Fillore “Dituria” në Samadraxhë. 🇩🇪🇪🇺
Kjo tregon angazhimin dhe përkushtimin tuaj për vendin tonë” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/