11:30 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasadori i Italisë në Kosovë, thotë se është koha për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një postimi në Twitter, ka uruar Gjermaninë për marrjen e presidencës së BE-së, duke i thënë se shpejt presin që të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Faleminderit #Kroacisë për semestrin e shkëlqyer dhe fat të mbarë #Germanisë në kryesimin e saj të #BE-së!

Siç tha kryeministri ?? @GiuseppeConteIT në Zagreb: së shpejti presim #liberalizimin e vizave për #Kosovën. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së hezituese të lejojnë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë semestrit ??. Është koha!”, ka shkruar ambasadori italian.

Postimi i plotë i tij: