75 Mall Live Search
23:11 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ambasadori i Kosovës në Francë i’a dorëzon letrat kredenciale presidentit Macron

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi sot i ka dorëzuar presidentit Emmanuel Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij.

Halimi i dorëzoi letrat kredenciale në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Elysee.

Në platformën X, Halimi ka publikuar disa fotografi me presidentin Macron.

Ndryshe, Kosova dhe Franca kanë ambasadat e tyre në vendet përkatëse dhe bashkëpunojnë në disa fusha.