Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj uron bashkatdhetarët përmes një video-mesazhi
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj përmes një video-mesazhi, ka uruar gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.
Në emër të Ambasadës së Kosovës, ai ka uruar dëshirat më të mira për të gjithë bashkështetasit në Gjermani për vitin 2019.
“Të dashur bashkëqytetarë, bashkështetas në Republikën Federale të Gjermanisë., në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Misioneve tona konsullore në Munich, Stuttgart, Copenhagen, urime për Vitin e Ri 2019, me dëshirat më të mira për ju, të afërmit e juaj kudo që ndodhin, urimet më të mira për vitin 2019, Gëzuar”, ka thënë Cufaj./Indeksonline/