Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Mos u kthehuni në Kosovë – ju pret karantinimi, ua zgjasim afatin e vizës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në një lidhje direkte ka thënë se kanë një koordim të mirë me ministrin e Punëve të Jashtme, me të Infrastrukturës dhe Shëndetësisë.
Cufaj ka thënë se ata janë duke bërë listimin dhe organizimin për kthimin e shtetasve kosovarë që gjenden në Gjermani.
Ata janë duke i marrë të gjitha të dhënat e tyre, por Cufaj ka bërë apel që kosovarët që nuk kanë ndonjë urgjencë të mom kthehen nga Gjermania, pasi që në Kosovë i pret kanrantinimi.
“Ne bëjmë listimin e tyre dhe dërgimi e tyre në Kosovë, dhe në rastin e parë i organizojmë ato që të kthehen në Kosovë.
Apeli ynë është që të gjithë shtetasit e Kosovës që iu ka skaduar afati i vizës të qëndrojnë në Gjermani pasi që në aty i pret karantina. Obligimi ynë ligjor është që të bëjmë organizimet por ata që nuk kanë nevojë urgjente të kthehen në Kosovë të mos kthehen, pasi që Ambasada e Gjermanisë nuk i penalizon dhe ne e bëjmë zgjatjen e afatit të vizëës”, ka thënë ai./IndeksOnline/