75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 04 Prill 2024 / k.v

Ambasadori i Kosovës në NATO: Përjetësisht mirënjohës aleancës për bombardimin e Serbisë

Astrit Zemaj, ambasador i Republikës së Kosovës në NATO, me rastin e 75-vjetorit të krijimit të kësaj aleance, ka deklaruar se Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për bombardimin e Serbisë në vitin 1999.

“Republika e Kosovës dhe populli i saj i janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen e saj historike, njerëzimit në kohë të vështira, për vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për të gjitha proceset shtetformuese të vendit tonë. Ne besojmë fuqishëm dhe jemi të përkushtuar që të ecim përpara së bashku me aleatët dhe partnerët që një ditë flamuri i Republikës së Kosovës të valojë në këtë rreth”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij në Facebook.