75 Mall Live Search
19:11 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë: Jemi në fazën më të rrezikshme të pandemisë

Ambasadori, Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka dhënë një mesazh sensibilizues rreth Covid19 për banorët e vendit.

Ai bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes pasi tanimë Kosova është në fazën më të rrezikshme të pandemisë.

Braathu tha që qytetarët të shmangin ndenjat festive në mënyrë që të jenë një vit i ri I lumtur 2021-ta, shkruan IndeksOnline.

“Tani jemi në fazën më të rrezikshme të pandemisë, me shumë rastë të reja dhe me më shumë njerëz në spitale.

Është e rëndësishme që të gjithë t’i respektojmë masat, sado që mund të jetë e dhimbshme pa ndejat e përbashkëta festive të cilat i presim me gëzim.

Të dashur miq, ju lutem keni kujdes, që të presim një vit të ri më të lumtur më 2021”, tha ai./IndeksOnline/