Ambasadori i ri amerikan arrin në Beograd
Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka arritur në Beograd.
Përmes një publikimi, Ambasada Amerikane mirëpriti ambasadorin Godfrey dhe bashkëshorten e tij.
“Mirësevini në Serbi. Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi dhe gruaja e tij kanë arritur në Beograd. Ata kanë edhe një javë kohë përpara për të njohur qytetin. Çfarë do t’i rekomandoni për të eksploruar. Ditët e tyre të para do t’i ndajmë me ju në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
E pas këtyre ditëve relaksuese në kryeqytetin serb, pas fillimit të punës në javën qe vjen, Godfreyn e pret një punë shumë e madhe.

Ai po ulet në karrigen e ambasadorit, në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke synuar që me çdo kusht të arrihet një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori Godfrey është një diplomat me karrierë të gjerë politike. Nga viti 2015 deri në më 2019, ai ishte këshilltar i parë i Ministrit për Çështjet Politike dhe më pas zv/amasador i ShBA-së në Moskë.
Nga viti 2013 deri më 2015, ai drejtori Zyrën e Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme dhe Ambasadën e ShBA-së në Bagdad nga 2012 deri më 2013.
Godfrey njihet edhe si ekspert i çështjeve të Evropës Qendrore dhe Evropës Jugore, duke vazhduar kështu me pozita të ndryshme të rëndësishme./Indeksonline/