11:21 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ambasadori i ri gjerman në Kosovë e nis me “bereqet” punën, i ofron Zemajt ndihma të ndryshme ndaj Covid-19

Ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Jörn Rohde e ka nisur me donacione punën e re.

Rohde i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë donacione të ndryshme në luftën ndaj Covid-19.

Ministri Zemaj e ka vlerësuar lart kontributin dhe ndihmën e vazhdueshme të shtetit gjerman.

Respiratorë, dorëza të madhësive të ndryshme, si dhe dezinfektues kanë qenë pjesë e donacionit për Kosovën nga Ambasada Gjermane./Indeksonline/