Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, viziton Kolegjin Heimerer
Në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Hapura” për programet Master, Kolegji Heimerer ka pasur kënaqësinë të mirëpresë sot Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.
Ambasadori Rudolph u prit nga Rektorja e Kolegjit Heimerer, Prof. Dr. Naime Brajshori, së bashku me bashkëpunëtorët e saj. Gjatë takimit, u zhvillua një bisedë e frytshme mbi bashkëpunimin afatgjatë gjermano-kosovar në fushën e arsimit të lartë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka ofruar zhvillimit të arsimit profesional dhe universitar në Kosovë.
Rektorja Brajshori falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe për interesimin e tij për zhvillimin e mëtejmë të arsimit në vend, duke theksuar rëndësinë e partneritetit gjermano-kosovar që Kolegji Heimerer përfaqëson në mënyrë të denjë.
Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm për Kolegjin Heimerer, duke forcuar më tej lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe përfaqësive diplomatike të Gjermanisë në Kosovë.

