75 Mall Live Search
15:40 / E Hënë, 11 Mars 2024 / k.v

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar i shkon në zyre kreut të LDK-së

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ky i fundit ka njoftuar se ka falënderuar ambasadorin për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar  – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara.

Postimi i plotë:

Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, shkëlqesinë e tij Jonathan Hargreaves.

Ambasadorin Hargreaves e falëmderova për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar  – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara. Raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona janë garanci për të ardhmen e Republikës dhe popullit tonë. Ambasadorin e njoftova po ashtu mbi programin politik ‘Rruga e Re’, projektet kryesore zhvillimore; si dhe misionin tonë euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik.

Ambasadorit Hargreaves i urova shëndet dhe qëndrim  me plot suksese në Republikën e Kosovës. I sigurova partneritet të plotë brenda Lidhjes Demoktatike të Kosovës në këtë rrugëtim të rij të tij.

Punë të mbarë ambasador.